Lajmet e fundit

Futbollisti gjerman, Timo werner, kishte nënshkruar para-kontratë me Bayern Munchen-in më 2019, por më pas kishte kërkuar që të anulohej.
Werner e kishte bërë këtë kërkesë pasi e kishte kuptuar që figura kyçe te bavarezët nuk e donin, sipas Goal dhe SPOX.
Kështu, ish-lojtari i Leipzig-ut priti skadimin e kontratës më 2020 për të synuar ndonjë transferim gjetkë si agjent i lirë.
Werner më pas përfundoi te Chelsea ku ende luan, dhe me të cilin klub ka arritur ta fitojë Ligën e Kampionëve.