Lajmet e fundit

Sulmuesi gjerman, Timo Werner, ka thënë që i pëlqen interesimi që kampioni i Evropës, Real Madrid, e ka shfaqur për të.
“Jam i lumtur në Leipzig, dhe kur jam në fushë mendoj vetëm për Leipzig”, tha Werner pas ndeshjes së Leipzig ndaj Monacos në Ligën e Kampionëve.
“Tani për tani nuk po mendoj për Real Madridin apo asnjë klub tjetër”.
“Por sigurisht, më bën të lumtur të lexoj që Real Madrid është i interesuar në mua”.
“Do të ishte gënjeshtër të thoja se nuk më intereson”, përfundoi Werner.