Lajmet e fundit

Sulmuesi gjerman, Timo Werner, ka zbuluar se në cilat klube do të ishte i interesuar që të transferohej në rast se largohet nga RB Leipzig.
21 vjeçari është ndër golashënuesit më të spikatur në Bundesligë, dhe është lidhur me një transferim në disa nga top skuadrat evropiane.
Megjithatë, ai i ka listuar ekipet angleze si Manchester United dhe Manchester City, si klubet në të cilat do të mund të shkonte.
“Do të ishte gënjeshtër të thoshe se në Angli nuk do të dëshiroje të luaje për Manchester United dhe Manchester City-n”, tha Werner për sport 1.
Ndërsa në Spanjë, ylli i Leipzig pranoi se do të dëshironte të luante te Real Madridi ose Barcelona.