Lajmet e fundit

Futbollisti i Leipzig, Timo Werner, ka thënë që nuk e ka për qëllim që ta shfrytëzojë Kampionatin Botëror në Rusi për të bërë audicion për top klubet evropiane.
“Dua që të bëhem kampion i botës, dhe pastaj dua që të sulmoj sërish me RB Leipzig”, ka thënë Werner për revistën Socrates.
“Kupa e Botës nuk është për të bërë audicion për Barcelonën, Liverpool-in, Madridin apo këdo”.
“Nuk po mendohem që ta bëj asnjë ndryshim”.