Lajmet e fundit

Disa fansa të Arsenalit nuk janë ndarë të kënaqur me ardhjen e mesfushorit shqiptar në ekip gjatë kësaj vere, mirëpo trajneri Arsene Wenger u ka kërkuar që të kenë durim me djalin e ri.
Waenger është i sigurt se Granit Xhaka do të ketë impakt të madh në Arsenal.
Lojtari me prejardhje nga Kosova po mundohet të përshtatet në futbollin anglez por trajneri i tij beson se shumë shpejt ai do ta rimarrë veten.
“Kjo fazë s’ka të bëjë me kualitetin e tij. Apo po adaptohet me lojën angleze”, ka thënë Wenger, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
“Ai ka fuqi dhe autoritet. Duam që t’i përdorë këto aftësi në mënyrën më efiçiente”.