Lajmet e fundit
Edhe pse anglezi pati probleme me lëndime edicionin e fundit, trajneri Arsene Wenger ka thënë se lojtari nuk është në shitje.

Wilshere u rikthye në ndeshjen kundër WËBA javën e kaluar, dhe tash pritet të paraqitet edhe ne finale të FA Cup.
Wenger ka thënë se asnjëherë nuk e ka pasur në mendjen e ta shes lojtarin.
“Kam punuar me të prej kur ai ka qenë 17 vjeçar, kjo është arsye se pse ju e doni edhe më shumë një lojtar” ka thënë Wenger.
Francezi ka thënë që çdo herë kanë qenë të kujdesshëm në lidhje me kontratën e tij, po ashtu edhe me lëndimet që ai ka pasur.
“Ne të gjithë e duam qëndrimin e tij në The Emirates, për një përiudhë të gjatë kohore, ne kemi nevojë për talentin e tij” ka thënë Wenger.