Lajmet e fundit
Shefi i Gunners mendon se lojtari tregon karakterin, trimërinë dhe dëshirën në ndeshjet që luhen jashtë shtëpisë.

Arsene Wenger ka treguar se ai i ka këshilluar të gjithë skautët e Arsenalit që lojtarët potencial t’i përcjellin në ndeshjet jashtë shtëpisë.
65 vjeçari ishte duke folur për udhëtimin tek Ëatford të shtunën, nga i cili nëse merr pikë të plota mund të dalë në krye të Premier Ligës, gjithmonë nëse Manchester City mposhtet nga Bournemouth.
“Mund të thuash që është më shumë e lidhur me trimërinë – karakteri tregohet më shumë jashtë shtëpisë, pasi në shtëpi lojtarët janë më të mbrojtur”.
“Unë ju kam thënë skautëve: “Përcilleni këtë lojtar, sidomos në ndeshjet jashtë shtëpisë.” Duhet ta dish se si sillet kur është jashtë shtëpisë”.
“Kur një lojtar luan mirë jashtë shtëpisë mund ta marrësh në konsideratë”.