Lajmet e fundit
Shefi i Gunners ka thënë se gjermani ka aftësinë për të arritur në nivelin e sulmuesit legjendar, por duhet të vendosë që të qëndrojë në Emirates deri në fund

Arsene Wenger i ka kërkuar Mesut Ozil që të përcjellë hapat e legjendës së Arsenal, Dennis Bergkamp, duke e lidhur të ardhmen e tij me skuadrën londineze.
Ozil është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Arsenal që nga transferimi i tij nga Real Madrid më 2013, ndërsa ka pasur disa paraqitjet të shkëlqyeshme në javët e fundit.
Këto ndeshje kanë bërë që ai të krahasohet me Bergkamp, por Ëenger ka thënë se nëse gjermani do të arrijë në atë nivel, duhet të vendosë që të qëndrojë tek Arsenal deri në fund të karrierës.
"Bergkamp i qëndroi besnik klubit deri në fund. Shpresoj që të kemi edhe 10 vjet tjera me Ozil. Për t'u bërë legjendë, duhet të qëndrosh në skuadër për një kohë të gjatë".
"Deri tani ai ka qenë më i fokusuar në asiste, por i kam thënë që ai ka aftësinë për të shënuar gola. Dhe është duke e bërë këtë gjë".