Lajmet e fundit

Arsene Wenger ka treguar se është i shqetësuar me disiplinën e Granit Xhakës, para derbit të Londrës Veriore kundër Tottenham.
24 vjeçari është ndëshkuar tetë herë me karton të kuq, që nga prilli i vitit 2014, si për kombëtaren ashtu edhe për klubet Borussia Moenchengladbach dhe Arsenal.
“Jam pak i brengosur. Natyrisht. Disiplina është e rëndësishme dhe ne duam të jemi efektiv në të gjitha situatat që na dalin para dhe në derbi është me rëndësi që të mbahet kontrolli i reagimit.”
“Kështu duhet pasur shumë disiplinë, sepse është pjesë e efektivitetit në ndeshje të tilla.”
“Normalisht ai është një djalë i përmbajtur dhe djalë i qetë. Ndonjëherë në fushë ai ka reagime impulsive dhe ai e di këtë. Ai ka për të punuar për të kontrolluar reagimet”, ka thënë Wenger për Xhakën, transmeton Klan Kosova.