Lajmet e fundit
Gunners udhëtojnë në White Hart Lane për një ndeshje që mund të jetë vitale për shpresat e skuadrave për kreun e tabelës.

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka insistuar se është koha që Arsenali të tregojë veten para përballjes derbi me Tottenham.
Skuadra e drejtuar nga Wenger ka gjashtë pikë më pak se Leicester City para përballjes së të shtunës në White Hart Lane, me mysafirët që renditen të dytët në tabelë.
Francezi ka thënë se kjo pjesë e sezonit është jetikë për skuadrën.
“Spurs kanë arritur progres”.
“Tani është koha që të tregojmë veten, në 10 ndeshjet e fundit. Kemi qenë shumë konsistont në vitet e fundit”.
“Duam që të jemi më lart se Tottenham prapë, ndaj kjo ndeshje është shumë me rëndësi”.