Lajmet e fundit

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka lëshuar një numër sulmesh ndaj kritikëve të Arsenalit, duke i përshkruar disa nga kritikat si “turp” dhe diçka që nuk do ta harrojë “kurrë”.
Topçinjtë kanë pasur një stinor të vështirë në Premier Ligë, duke përfunduar të pestit e duke mos u kualifikuar në Ligën e Kampionëve pas 20 vjetësh.
Po ashtu, ata u mposhtën 10-2 në dy ndeshje në 1/16 e Ligës së Kampionëve nga Bayern Munchen.
“Nuk më pengon kritika sepse jemi në punë publike. Besoj që ka një dallim mes të qenit i kritikuar dhe të qenit i trajtuar në një mënyrë që qeniet njerëzore nuk e meritojnë”.
“Mungesa e respektit nga disa ka qenë një turp dhe unë kurrë nuk do ta pranoj atë. Nuk do ta harroj kurrë”, tha Wenger.