Lajmet e fundit
Strategu francez ka thënë se do të japin gjithçka për të mbetur në Ligën e Kampionëve.

Trajneri i Arsenalit, Arsene Ëenger është shprehur i lumtur me rezultatin ndaj Dinamo Zagrebit, ndërsa ka thënë se sheh përpara.
Arsenali mposhti skuadrën kroate, bindshëm 3-0, ndërsa në xhiron e radhës do të përballet me Olympiakosin.
Ndeshja me grekët do të jetë shumë e rëndësishme për Gunners, pasi u duhet fitorja për të ecur tutje - për të cilën gjë ka folur edhe francezi.
“Duket se do të jetë shumë ndeshje interesante me Olympiakosin dhe të paktën kemi një shans. Do të japim gjithçka për të mbetur në Ligën e Kampionëve”.