Lajmet e fundit

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se nuk e ka planifikuar ende pensionimin nga futbolli.
Ai ka shtuar se një vendim për t’u larguar nga pozita e trajnerit të Arsenalit do të ishte marrëzi.
“Ende s’kam vendosur për datën e pensionimit, mund të jetë diçka instiktive”.
“Frikësohem që të vendosë një datë. E kam dëgjuar këtë disa herë nga njerëzit që thonë se vitin e ardhshëm do të pensionohem dhe më pas kthehen përsëri e vazhdojnë karrierën diku tjetër”.
Wenger ka thënë se kur do të pensionohet më nuk do të kthehet në futboll.
Ndërsa për Champions League ka thënë se ende është herët, ka kohë për t’u bërë shumë më mirë, transmeton Klan Kosova.