Lajmet e fundit
Menaxheri i Gunners ka thënë se arsyeja e mostransferimit të francezit në Londër ishin fjalët e drejtuesve të Monacos të cilët patën thënë se ai nuk do të shitej.

Arsene Wenger do të ishte munduar që ta transferojë në Londër Anthony Martialin nëse do ta dinte se ai ishte në shitje.
Sulmuesi i talentuar kaloi tek Manchester United në çastet e fundit të afatit kalimtar, për një shumë rekord për dikë të moshës së tij, 58 milionë euro.
Francezi ka shkëlqyer në paraqitjet e tij për Djajtë duke shënuar katër gola në katër duelet e para të Premier Ligës dhe është një nga kërcënimet më të mëdha për Arsenalin, në duelin e së dielës.
Wenger që ishte i interesuar për shërbimet e sulmuesit ka bërë të ditur se atij i është thënë se sulmuesi nuk është në shitje.
“U befasova kur u shit. Edhe çmimi i transferit të tij ishte i madh”.
“Ata kanë mundur ta shesin edhe vitin e ardhshëm”.
“Unë kam biseduar, por tek Monaco më patën thënë se ai nuk është në shitje”.