Lajmet e fundit
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger e ka pranuar se sulmuesi i skuadrës së ti, Alexis Sanchez do të humbas fillimin e sezonit të ardhshëm për shkak të Kupës së Amerikës.

Sulmuesi kilian dje shënoi një super gol në fitoren e “Topçinjve” kundër Aston Villas (4-0), duke ndihmuar Arsenalin ta fitojë FA Cup.
Sanchez shumë shpejtë pritet t’i bashkohet Kilit për Kupën e Amerikës që nis më 11 qershor, e që zgjatë deri më 4 korrik.
“Unë preferoj që ai të ketë një pushim të mirë, sepse ne kemi luajtur 56 lojë”, tha Wenger.
“Tani nuk është kohë ideale që ai të shkon në Copa Amerika e cila përfundon në korrik, dhe unë do t’i jap katër javë pushim atij”, theksoi tekniku francez.