Lajmet e fundit
Shefi i Arsenalit e ka pranuar se kiliani dukej i lodhur në fitoren 2-0 të Arsenalit ndaj Bayernit në Ligën e Kampionëve.

Arsene Wenger e ka pranuar se ai është duke kërkuar shumë nga Alexis Sanchez dhe se prandaj kiliani dukej i lodhur në fitoren 2-0 të Arsenalit ndaj Bayern Munchenit.
Pas humbjeve ndaj Dynano Zagrebit dhe Olympiakosit, londinezët rikthyen shpresat për të vazhduar tutje në Ligën e Kampionëve pasi mposhtën skuadrën e Pep Guardiolas.
Sanchez deri tani ka shënuar 10 gola në shtatë ndeshjet e fundit për skuadër dhe kombëtare, gjë qe e ka bërë menaxherin e Arsenalit që t’i kërkojë të pushojë.
“Mund ta keni parë që sonte dukej i lodhur”.
“Ai e shtyn veten në limite, por përfundoi i konsumuar. Luajti dy ndeshje me Kilin, plus udhëtimi, plus përballja me Ëatfordin, plus ndeshja e sontme – është shumë, tepër shumë”.