Lajmet e fundit
Menaxheri i Arsenalit e ka pranuar se reprezentuesi kilian ka rënë në formë krahasuar me sezonin e kaluar, por se ka thënë se është i bindur se ai do të kthehet shpejtë në ato nivele.

Arsene Wenger e ka pranuar se Alexis Sanchez ka pasur rënie në formë nëse krahasohet me sezonin e shkuar, por insiston se kiliani do të kthehet në formë.
Ish ylli i Barcelonës e mbajti pothuaj të gjithë peshën e skuadrës dhe kampanjën e përfundoi me 25 gola të shënuar në të gjitha garat.
Kur u pyet nëse Alexis ka rënë në formë këtë sezon, Wenger tha se nuk pajtohet.
“Është ende herët. Historia na tregon se të tilla gjëra ndodhin. Por ai do të kthehet”.
“Unë nuk shqetësohem për këtë gjë”.
Arsenali përballet me Leicesterin, skuadrën e pamposhtur ende, në King Poëer Stadium, terren në të cilin Sanchez ka hapur llogarinë e tij sezonin e shkuar.