Lajmet e fundit

Menaxheri i Arsneal, Arsene Wenger nuk do ta shesë as Mesut Ozil dhe as Alexis Sanches në afatin e janarit.
Dyshaj e topçinjve ka hyrë në muajt e fundit të kontratës dhe ata janë më të përfolurit që do të ikin nga Emirates Stadium.
Sanchez kërkohet me ngulm nga Mancherster City – ekip në të cilin dështoi të kalonte gjatë verës. Në anën tjetër Ozil është përfolur për largimin o në Manchester United, o në Barcelonë, përcjellë Klan Kosova.
“E përjashtoj shitjen e tyre. Nuk është se mendoj çdo ditë për këtë”.
“Për aq sa ata [Sanchez dhe Ozil] janë këtu, kanë për të dhënë gjithçka për klubin”.
“Në mendjen time, ata do të jenë këtu deri në fund të sezonit. Ky ka qenë vendimi që është marrë në fillim të sezonit, përveç nëse ndodh diçka e jashtëzakonshme, çka nuk besoj se do të ngjajë”, ka thënë Wenger.