Lajmet e fundit

Menaxheri i Arsenal, Arsene Wenger nuk ka përjashtuar mundësinë e transferimit të yllit të Monaco, Thomas Lemar.
Por francezi ka përjashtuar nga planet e tij anësorin e Leicester City, Ryiad Mahrez.
Ai ka thënë se algjeriani nuk bën pjesë më në planet e tij.
“Tash për tash kam skuadër të fortë dhe problemi është se dua të mbajë secilin deri në fund të sezonit”, ka thënë ai.
I pyetur për mundësinë që Wenger të futet në garë për Mahrez, ai është përgjigjur shkurt me “Jo”.