Arsene Wenger ka thënë se do të njoftojë “shumë shpejt” nëse do të vazhdojë të qëndrojë në Arsenal apo jo, njofton BBC, përcjell Klan Kosova.
Shefi i Revolveristëve këtë e ka bërë të ditur duke folur pas humbjes 3-1 kundër West Brom-it – humbja e katërt në pesë ndeshjet e fundit.
“Tashmë e di se çfarë do të bëj – edhe ju do ta merrni vesh shpejt”, ka thënë Wenger.
“Por, sot s’kam përse mërzitem për të ardhmen time. Për momentin jemi duke humbur ndeshje pas ndeshje dhe kjo më brengosë më shumë sesa e ardhmja ime”.
Kontrata e Wengerit skadon këtë vit, por Arsenal i ka ofruar edhe një tjetër zgjatje të kontratës për dy vjet.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.