Lajmet e fundit
Shefi i Arsenali beson se asi i Real Madrdit mund ta shkatërroj karrierën e tij nëse vazhdon të jetë i fiksuar në betejën e tij me Lionel Mesin se kush është më i miri në botë.

Arsene Wenger ka komentuar deklaratat e Cristiano Ronaldos ku ai vetëquhet më i miri në botë.
Asi i Real Madridit javët e fundit ka thënë se ai mendon që është më i mirë se Lionel Messi, por Wenger beson se ky është një fiksim shkatërrues, transmeton Klan Kosova.
“Messi ka një avantazh të vogël në pasime. Por të dy janë të njëjtë për momentin”.
“Kam parë futbollistë të shkatërrojnë karrierën me kësi fiksimesh”.
“Mund t’u them se këto sjellje janë shumë dëmtuese”.
“Mund të jesh më i miri në botë në muajin mars dhe i 250-ti në maj. Sporti është fluid”.