Lajmet e fundit

Arsene Wenger ka thënë se nuk është pensionuar nga futbolli pas largimit nga Arsenal.
Francezi i cili ka muaj që u largua nga Topçinjtë pas 22 vjetësh, nuk ka thënë se kur do të rikthehet, por që ka këmbëngulur se do t’i kthehet punës, shkruan Sky, përcjell Klan Kosova.
“Nuk jam pensionuar”.
“Nëse do të merrja një vendim të tillë, do ta bëja shumë kohë më parë. Në tetor unë do t’i mbush vetëm 69 vjet”, ka thënë Wenger.