Lajmet e fundit
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka komentuar në lidhje me thashethemet e fundit se futbollisti Mesut Ozil do të largohet nga skuadra.

Ai ka thënë se Ozil do të vazhdojë të qëndrojë dhe se ato që fliten janë vetëm fjalë.
"Ozil është lojtar i yni dhe nuk do të largohet" ka thënë Wenger.
Gjermani është raportuar se do t'i bashkohet Sami Khediras te Juve dhe për këtë ai është duke punuar që ta bindë atë.
Kurse opsioni tjetër se ai do të përfshihet ne marrëveshjen mes dy klubeve për Arturo Vidalin.
Por diçka e tillë nuk do të ndodh sipas Wengerit.