Lajmet e fundit

Arsene Wenger e ka konfirmuar se Mesut Ozil do të jetë i gatshëm të luajë kundër Chelsea’s të shtunën, e po ashtu ka shtuar se edhe Alexis Sanchez mund t’i bashkohet ekipit.
Liderët e Premier Ligës luajnë pa Sanches që nga fundi i nëntorit për shkak të një problemi me muskulin, ndërsa Ozil i ka munguar ekipit javën e kaluar për shkak të një inflamacioni në këmbë dhe një sëmundjeje.
Sidoqoftë, mesa duket që të dy lojtarët janë në formë që t’i bashkohen ekipit këtë vikend, ndërsa Francis Coquelin dhe Danny Welbeck, kanë lëndime në gjunjë, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.