Lajmet e fundit
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se ndërtimi i stadiumit të ri i ka kushtuar Arsenalit, duke mos mundur që të jetë konkurrues i denjë.

Francezi ka thënë se nga sezoni i ri skuadra që udhëheq ai do të mund të luftojë për titull me Chelsean dhe dy skuadrat tjera nga Manchesteri.
“Më parë mendoja se kush do të largohet sivjet, kështu kanë menduar të gjithë, ndërsa tash e tutje do të mendojmë se kush do të na bashkohet. Kjo tregon se qasja jonë në tregun e transferimeve ka ndryshuar” ka thënë Wenger.
Ai ka komentuar nëse do të mund të fitojë Preimer League-n edicionin e ri, duke thënë se nuk ka të sigurt asgjë, por vetëm që gara për këtë trofe do të jetë shumë e fortë, transmeton Klan Kosova.