Lajmet e fundit
Tekniku francez ka këkuar vëmendje nga skuadra edhe në ndeshjen e kthimit, megjithë fitoren, pasi për t'u kualifikuar duhet luajtur edhe 90 minuta tjera

Arsene Wenger ka thënë se Arsenal duhet të kryejë punët e mbetur në Emirates Stadium, aty ku do të zhvillohet sfida e kthimit javën e ardhshme.
Arsenal mori një fitore të madhe në ndeshjen e parë në Ligën e Europës kundër Milan (0-2), por tekniku francez thotë se duhet luajtur edhe 90 minuta të tjera.
“Është fitore e rëndësishme natyrisht, pas javës jo të mirë që kishim. Por, nuk jemi kualifikuar. Duhet të përfundojmë punën në shtëpi. Jam i lumtur me shpirtin e treguar nga skuadra”.