Lajmet e fundit

Menaxheri i Arsenal, Aresene Wenger ka thënë se as ai nuk e di se sa do të mungojnë dyshja Sanchez – Cazorla pas lëndimeve që kanë pësuar.
Goal.com shkruan se ka mësuar se Cazorla do të mungojë për së paku tre muaj pasi testet mjekësore kanë treguar se ka një lëndim më serioz sesa dukej në ligamentet e gjurit.
Kurse Sanchez mund të mungojë deri në një muaj.
“Tash për tash i kemi Sanchez, Cazorla dhe Arteta për të cilët nuk e dimë se për sa kohë nuk do të mund të paraqiten”.
“Është brengosëse kur humbet lojtar në një pikë të rëndësishme të sezonës, por në anën tjetër është rast i mirë për të treguar se këtu jemi për të luftuar dhe të përballemi më çdo situatë”, ka thënë Wenger.
Francezi ka thënë se për dyshen tjetër Walcott – Koscielny ka kohë deri të shtunën të mendojë për t’i inkuadruar në ndeshjen e radhës, transmeton Klan Kosova.