Lajmet e fundit
Gardiani iu bashkua Gunners për 10 milionë funte verën e shkuar, por menaxheri i tij ishte afër që t’u qëndronte besnikë atyre që i kishte tashmë në skuadër.

Petr Cech është një nga lojtarët më të mirë të Arsenalit këtë edicion, por Arsene Ëenger ka treguar se nënshkrimi me të ishte nj nga vendimiet më të vështira.
Çeku kaloi në Emirates nga Chelsea për 10 milionë funte, pasi Ëojciech Szczesny dhe David Ospina dështuan të jenë të denjë.
Por Ëenger ka thënë se ai ishte afër që të vazhdonte me Ospinan, para se të nënshkruante me Cech.
“Ishte vendim shumë i vështirë, ngase e çmoj Ospiann. Ai është, për mendimin tim, një portier shumë i nënvlerësuar në Angli”.
“E dija që kisha nevojë për një portier të klasit të lartë. E kam thënë këtë disa herë”.
“Ai i jepq etësi skuadrës, komunikon mirë dhe i parasheh ngjarjet”.
“Cech është njëfarë trajneri. Dhe kjo është pozita më e mirë për të qenë i tillë. Ai është kamera që përcjell skuadrën”.