Lajmet e fundit

Që nga nëntori i vitit të kaluar Arsenal nuk ka mundur të llogaris në shërbimet e Santi Cazorla, pas lëndimit të tij në ligamentet e gjurit.
Por që sipas trajnerit Arsene Wenger duket se sezoni për spanjollin ka përfunduar pasi që rikuperimi i tij nuk është duke shkuar mirë.
Kështu kjo ka sjell telashe në klub pas rënies së formës së klubit dhe humbjen e hapit në garën për titull, pasi që roli i 31 vjeçarit ka qenë kyç.
Wenger ka thënë se Ramsey është i vlefshëm por që nuk është duke arritur të mbulojë boshllëkun e lënë nga Cazorla, transmeton Klan Kosova.