Lajmet e fundit

Arsene Wenger ka hedhur poshtë zërat e Ian Wright rreth së ardhmes së tij në Arsenal, pasi skuadra e tij arriti fitore 2:0 kundër Hull City në fundjavë.
Në fillim të javës, ish-sulmuesi i The Gunners iu ka drejtuar ish-menaxherit të tij duke i thënë se ai është duke ardhur drejt fundit.
Por kështu nuk mendon strategu francez.
“Nuk e di çka ka thënë Ian Wright”, ka thënë Wenger.
“Mund të lodhem kur të jem zgjuar herët me mëngjes dhe të kem fjetur vonë, atëherë mund të lodhem.”.
“Por nuk kam dhënë deri tash ndonjë indikacion rreth së ardhmes”, ka shtuar Wenger.
Ai ka thënë se e çmon shumë dëshirën e disave që të pushojë, por këtë nuk e ka në plan./Klan Kosova/