Lajmet e fundit
Francezi është shprehur i lumtur me vendimin e tij për të lënë në shtëpi gjashtë lojtarë të skuadrës së parë.

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se është i lumtur që luajti në mungesë të disa titullarëve pas lëndimit të Theo Walcottit dhe Alex Oxlade-Chamberlainit.
"Duhet që të menaxhojmë ndeshjet e ardhme, për këtë arsye kam lënë gjashtë lojtarë në shtëpi. Mendoj që ishte vendim i duhur, marrë parasysh dëmtimet që morëm këtu".
"Kemi mungesa sepse humbëm Chamberlainin dhe Walcottin".
"Është problem për ne sepse humbëm ndeshjen, por edhe më shumë sepse humbëm dy lojtarë shumë të rëndësishëm".