Lajmet e fundit
Gunners e kanë pasur të vështirë ta gjejnë rrjetën në ndeshjet e fundit, me Olivier Giroud që ka dështuar ta bëjë këtë gjë në tetë sosh.

Arsene Wenger e ka pranuar se është duke u mundur të gjejë zgjidhje për mungesën e golave, pasi Arsenal ka shënuar vetëm gjashtë herë në tetë ndeshjet e fundit.
Që nga barazimi 3-3 me Liverpoolin, në mesin e janarit, Gunners kanë pesë ndeshje pa shënuar, në tetë të fundit.
Olivier Giroud nuk e ka gjetur rrjetën në tetë ndeshje, ndërsa Theo Walcott dhe Alexis Sanchez kanë shënuar vetëm dy gola.
“Do të doja të kem përgjigje për mungesën e golave, pasi jam duke e menduar për një kohë”.
“Statistikat tona kanë rënë dhe duhet të gjejmë një zgjidhje”.
“Nuk është problemi me individët. Sanchez ka kohë që nuk ka shënuar, si edhe të tjerët. Në ndeshjet e fundit s’ia kemi dalë të shënojmë”.