Lajmet e fundit
Francezi 65 vjeçar rikujton se ai është i hapur për përforcim të skuadrës, por theksoi se më me rëndësi është forcimi i lidhjeve brenda skuadrës.

Arsene Wenger insiston se skuadra e tij ka mjaft potencial dhe kualitet për të garuar për titull, edhe nëse nuk transferon më asnjë futbollist tjetër.
Derisa, Karim Benzema mbetet caku kryesor i kësaj vere, për të cilin Ëenger është i vendosur të presë deri në fund të afatit kalimtar, transferimet tjera nuk janë të domosdoshme.
Nënshkrimi i vetëm i Arsenalit këtë verë është Petr Cech, që u transferua nga Chelsea dhe përderisa Ëenger mbetet i hapur për të tjera kalime, thekson se më me rëndësi për skuadrën është krijimi i një kohesioni grupor.
“Natyrisht jam i hapur ndaj transferimeve që mund të na forcojnë”, tha Wenger.
“Megjithatë, ne kemi një skuadër të fortë dhe unë besoj se suksesi qëndron në krijimin e një kohesioni mes këtyre lojtarëve që kemi”.
“Është me rëndësi që të gjejmë kombinimet e duhura”.