Lajmet e fundit
Drejtori i Arsenal, Lord Harris ka thënë se trajneri Arsene Wenger ka në duar një fond prej 280 milionë euro.

Ai ka thënë se Gunners këtë verë mund të transferojnë cilin do lojtar përfshirë edhe ata të cilët ndoshta kanë çmimin më të lartë, si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
Edhe vet trajneri francez ditë më parë ka folur për situatën e klubit duke thënë që më parë ishin klub shitës, ndërsa tash ka ndërruar filozofia e klubit sepse kanë filluar të blejnë emra të mëdhenj në mënyrë që të jenë pretendent për titull.
“Ne mund të blejmë secilin lojtar në botë, edhe ata me çmim shumë të lartë, që llogariten të paprekshëm”.
“Me një llogari prej 280 milionë euro në bankë, nuk ka ndonjë plan për blerje, pasi Wenger po shikon të bëjë blerje të rangut Ozil apo Sanchez” ka thënë Harris, transmeton Klan Kosova.