Lajmet e fundit
Shefi i Gunners është i bindur se çeku është i aftë për lojë në këto nivele edhe në katër apo pesë vitet e ardhshme.

Arsene Wenger i ka thurur lavde Petr Cechut ndërsa gardiani përgatitet bashkë me skuadrën për derbin e Londrës ndaj Tottenhamit.
Ish-ylli i Chelseat ka pranuar vetëm tetë gola në 11 ndeshjet e këtij edicioni në Premierligë dhe e ka mbajtur portën të paprekur në gjashtë ndeshje që nga transferimi në Emirate Stadium.
Gunners të dielën do të përballen me rivalët lokal me synim fitoren për të vazhduar luftën me Manchester Cityn për kreun e tabelës dhe kontributi i çekut mund të tregohet vendimtar.
“Besoj se nuk është rastësi – është klas, vazhdimësi dhe kualitet”.
“Duke e njohur atë mirë nuk jam i befasuar aspak. Ai analizon gjithçka”.
“Ai është i talentuar dhe një nga më të mirët në histori”.
“Në këto nivele ai mund të paraqitet deri në moshën 37 apo 36 vjeçare”.
“Disa vazhdojnë edhe më, por kaq mendoj se mjafton”.