Lajmet e fundit
Derisa e pranon se klubi ka para për të harxhuar, shefi i Gunners thotë se drejtoi i klubit ekzagjeroi pak kur foli për fuqinë e klubit në këtë afat kalimtar.

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger thotë se drejtori i klubit, Lord Harris, ka ekzagjeruar fuqinë e klubit në transfere.
Lord Harris tha se Arsenal ka fuqi për të transferuar çdo futbollist, përveç yllit të Barcelonës, Lionel Messi dhe rivalit nga Real Madridi, Cristiano Ronaldo, duke u nisur nga 200 milionë funtet që ka klubi në dispozicion këtë afat kalimtar.
Por, Wenger beson se ai ka mjaft para në dispozicion, megjithatë nuk e ka në plan të bëjë harxhime të mëdha.
“Lord Harris ekzagjeroi pak”.
“Ne jemi në situatë të mirë financiare, por nuk do të bëjmë tranfere të çmendura”.
“Jam i kënaqur me skuadrën që kemi dhe nuk mendoj se duhen bërë blerje të reja nëse nuk janë të nevojshme”.