Lajmet e fundit

Menaxheri i Arsenal, Arsene Wenger ka folur rreth thashethemeve se sulmuesi, Olivier Giroud do të largohet nga ky klub.
Por strategu francez ka hedhur gjtihçka poshtë sa i përket kësaj teme.
“Ai është i rëndësishëm – pse duhet ta humbin një lojtar të tilla”, ka thënë Wenger, shkruan Sky, përcjellë Klan Kosova.
“Kjo varet nga ne, jo nga ai”, ka shtuar Wenger.
“Ai do të jetë titullar në më shumë ndeshje. Besoj se është e njëjta, kur keni shumë lojtarë të mirë, dikush nuk mundet të luajë. Pyetja juaj gjithmonë është pse një lojtar si ai nuk luan? Sepse nëse e futni atë është një lojtar tjetër i mirë që mbetet pa luajtur, kjo është kaq e thjeshtë”, ka shtuar ai.