Lajmet e fundit

Trajneri i Arsenal, Arsene Wenger nuk është tërhequr nga qëllimi i tij kryesor i kësaj vere.
Ai tash ka dërguar një ofertë bombastike për sulmuesin e Real Madrid, Karim Benzema.
65 milionë euro është shifra të cilën francezi ka planifikuar që ta dërgoj drejt Los Blancos vetëm për t’i bindur për ta lënë të lirë Benzeman, shkruan AS.com.
Wenger ka pasur probleme me sulmin pas largimit të Henry dhe më pas edhe të Van Persie, ndërsa tash planifikon që të sjell Benzeman në qendër të sulmit të Arsenal, transmeton Klan Kosova.