Lajmet e fundit

Trajneri i njohur Arsen Wenger tash e disa muaj është i papunë, por ka paralajmëruar se së shpejti do të jetë duke drejtuar në skuadër. Strategu francez, në të kaluarën e ka refuzuar disa herë Real Madridin, por nuk do të bënte të njëjtën gjë nëse “Galaktikët” do të trokasin sërish në portën e tij.
Wenger qëndroi 22 vite tek Arsenali, duke qenë një nga trajnerët më jetëgjatë me një ekip, por e mbylli aventurën e tij me “Topçinjtë” në fund të sezonit të kaluar dhe aktualisht është komentator për “beIN SPORTS”.
Emri i tij është lakuar si kandidat për kreun e disa ekipeve të mëdha, por ai nuk dëshiron të nxitohet për t’u rikthyer në rolin e trajnerit. Së fundmi, ai ka zbuluar disa detaje nga e kaluara e tij. Reali i Madridit është një klub i parefuzueshëm, por francezi e ka bërë, madje më shumë se një herë. Në prononcimin e dhënë për “beIN SPORTS”, 69-vjeçari shpjegon dhe shkaqet e refuzimeve ndaj “Blancos”, përcjellë Klan Kosova.
“Duhet të them se ndoshta tani opsioni i Realit është diçka e kaluar për mua. E kam refuzuar disa herë në të kaluarën. Nëse pyesni çdo trajner në botë nëse interesohet për të drejtuar Realin, sigurisht ai do të thotë po. Është klubi më i madh në planet. Por, unë isha në mes të një projekti me Arsenalin dhe kisha detyrime, duhej të paguaja diçka mbrapsht. Ne jetojmë me vlera dhe jam i lumtur me zgjedhjen time”, tha Wenger.