Lajmet e fundit

Trajneri i Arsenal, Arsene Wenger ka thënë para sfidës me Chelsean se portieri Petr Cech mund të jetë faktori kryesor që mund të ua fitojë ndeshjen Gunners.
33 vjeçari ka kaluar më tepër se një dekadë në Stamford Bridge ndërsa këtë verë u transferua në Arsenal.
“Në portën e Cech është vështirë për të shënuar gola, ai llogaris të jetë çelësi në këtë përballje”.
“Për ne është një ndeshje e madhe dhe se si do të përfundojmë në fund do të varet se si ne do të luajmë nëpër këto ndeshje”, ka thënë Wenger.
Francezi ka thënë ndër tjera se nuk e shikon shumë pozicion aktual të Chelsea në tabelë e Preimer League. Ai ka thënë se është i fokusuar më shumë se si ata do të performojnë sot, në ndeshjen që fillon nga ora 13:45, transmeton Klan Kosova.