Lajmet e fundit

Menaxheri i Arsenal, Arsene Wenger ka shpresë se mesfushori Santi Cazorla mund të bëjë rikthimin këtë edicion, pas pauzës së gjatë si shkak i një lëndimi.
Spanjolli ka bërë vetëm 11 paraqitje këtë sezonë – e fundit ka qenë në tetor në fitoren 6:0 në Champions League kundër Ludogorets.
“Për Cazorlan, nuk jam i specializuar mjaftë sa për të thënë se ai do të rikthehet këtë kampanjë”.
Pavarësisht kësaj francezi beson se diçka e tilla mund të ndodhë.
“Nuk e kam parë atë në stërvitje, as në fitnes”, ka shtuar Wenger.
“Është e mundshme se ai mund të luajë këtë sezonë”, ka thënë strategu francez.