Lajmet e fundit
Menaxheri i Arsenalit beson se forma nëpër të cilën po kalon përfaqësuesi i Anglisë e ka justifikuar vendimin e tij për të mos nënshrkuar me ndonjë sulmues gjatë verës.

Forma e Theo Walcottit këtë sezon e ka përligjur vendimin e Arsene Wengerit për të mos nënshkruar me ndonjë sulmues të madh.
Gunners nuk ia dolën që të nënshkruajnë me Karim Benzeman dhe Edison Cavanin, duke lënë Walcottin dhe Olivier Giroudin si lojtarët e vetëm si zgjedhje për sulmin.
Dhe Wenger beson se forma e Walcottit këtë sezon e ka justifikuar vendimin e tij për të mos harxhuar shumë gjatë verës.
“Në fillim të sezonit ka pasur shumë pyetje: “pse nuk bleve një qendërsulmues? Ndonjëherë të duhet të besosh në lojtarët që ke”.
“Gjithmonë kam thënë që ai mund të luajë më përpara. Iu desh kohë, por ia doli”.
“Në ndeshjet e fundit ai është treguar i rrezikshëm në pozitën e re”.
“Lëvizjet e tij janë të jashtëzakonshme. Mund të them që e ka gjetur veten”.