Lajmet e fundit
Kiliani vuan nga një lëndim i vogël, por pritet që të jetë në përballjen e fundjavës, ndërsa Theo Walcott mbetet jashtë fushave.

Arsene Wenger ka thënë se Alexis Sanchez ka një lëndim në tendina, por shpreson se do të jetë i aftë për t’u paraqitur në përballjen me Norwichin të dielën.
Alexis shkëlqeu në fitoren 3-0 ndaj Dinamo Zagrebit në Ligën e Kampionëve, duke shënuar dy gola dhe asistuar në të tretin për Mesut Ozilin.
“Alexis ka një lëndim të vogël. Do të merremi me të”.
“Por mund të mos jetë vendim i duhur që ai të pushojë”.
“Walcott nga ana tjetër nuk do të jetë i gatshëm për përballjen e të dielës. Ai do të kryejë disa teste të enjten”.