Lajmet e fundit

Ka ditë që kanë filluar të vijnë shumë lajme nga Anglia, se Arsene Wenger është duke e dëshiruar në Arsenal, mbrojtësin e Shqipërisë dhe Napolit, Elseid Hysaj.
Daily Star shkruan se strategu francez është një admirues i madh i lojës së shqiptarit, prandaj dhe do që ta ketë në Emirates.
The Gunners janë shprehur të gatshëm që Napolit t’i ofrojnë 15 milionë funta për ta bërë të mundur kalimin e Hysajt në Londër, transmeton Klan Kosova.