Lajmet e fundit
Sulmuesi i Arsenalit ka thënë se ish bashkëlojtari i tij ishte burim inspirimi dhe një nga lojtarët më të mirë me të cilët ka luajtur.

Danny Welbeck është i bindur se ish bashkëlojtari i tij tek Manchester Unitedi do t’u kthehet golave.
Kapiteni i Anglisë, Rooney, që nuk luajti në dy ndeshjet e fundit shkaku i një lëndimi në nyjë, ka shënuar vetëm një gol në shtatë përballjet e skuadrës këtë edicion.
Rooney, 29 vjeçar, pritet që të jetë i gatshëm për përballjen e Unitedit ndaj Evertonit dhe Ëelbeck – që pritet të mungojë deri në janar të vitit tjetër – nuk ka dyshime në aftësitë e bashkëkombasit të tij.
“Ai sapo theu rekordin e Anglisë”.
“Njerëzit kanë mendimet e veta, por ne e dime ç’lojtar është ai. Jam i bindur që do t’u kthehet golave”.
“Ai është ndër lojtarët më të mirë me të cilët kam luajtur”.