Lajmet e fundit
Danny Welbeck nuk do të luajë për Arsenalin në ndeshjen derbi ndaj Manchester United, e cila zhvillohet të dielën në “Old Trafford”.

Lajmin e ka bërë të ditur trajneri Arsene Wenger. Sulmuesi anglez Welbeck ka munguar në dy ndeshjet e fundit për shkak të lëndimit të gjurit dhe duket se do ta humbas edhe ndeshjen ndaj ish-skuadrës së tij, Manchester United.
Wenger ka konfirmuar gjithashtu se edhe mesfushorët Mikel Arteta dhe Alex Oxlade-Chamberlain si dhe mbrojtësi dhe Mathieu Debuchy nuk do të luajnë në këtë ndeshje, kurse shpreson që Aaroni Ramsey të jetë i gatshëm.
“Chamberlain, Debuchy dhe Arteta nuk janë gati. Ndërsa Ramsey është në dyshim”, tha Wenger.