Lajmet e fundit

Sulmuesi i Arsenal, Danny Welbeck nuk do të mund të paraqitet në Kampionatin Evropian, Franca 2016.
Kjo pasi ai ka pësuar një lëndim në gju që pritet ta lë atë jashtë fushave të gjelbra për një periudhë prej tre deri në pesë muaj.
Këtë lëndim anglezi e ka pësuar në barazimin 2:2 të Arsenal dhe Manchester City.
Kështu Përfaqësuesja e Anglisë, nuk do të mund të llogaris në shërbimet e tij, për ngjarjen më të madhe evropiane në futboll, shkruan Goal.com, transmeton Klan Kosova.