Lajmet e fundit
Mesfushori ka nënshkruar kontratë të re prej katër vjet e gjysmë me skuadrën gjermane, pasi është bërë lojtar shumë i rëndësishëm për menaxherin Thomas Tuchel

Julian Weigl ka nënshkruar kontratë të re, që e mban në Signal Iduna Park deri më 2021.
Që nga trasnferimi i tij nga 1860 Munich, Weigl ka regjistruar 74 paraqitje për Dortmund, duke u bërë lojtar i rëndësishëm i Thomas Tuchel.
Paraqitjet e tij të mira me skuadrën kanë bërë që të marrë ftesën nga Gjermania, ndërsa Real Madrid dhe Barcelona patën shprehur interesim për të.