Lajmet e fundit

“Një pjesë e konsiderueshme e të anketuarve vlerësojnë se forcimi i zbatimit të ligjit dhe luftimi i korrupsionit duhet të mbeten në fokus të përpjekjeve institucionale, duke reflektuar pritjet e qytetarëve për institucione të fuqishme, profesionale dhe të përgjegjshme. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha formave të kriminalitetit, përfshirë krimin e organizuar, korrupsionin, trafikimin dhe veprat e tjera penale që cenojnë sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve”.
“Përmes përdorimit të praktikave bashkëkohore policore të policimit të udhëhequr nga inteligjenca dhe policimit në bashkësi, partneritetit me qytetarë, transparencës institucionale, zhvillimit të vazhdueshëm të kapaciteteve profesionale dhe bashkëpunimit me institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë, ne do të vazhdojmë të forcojmë sundimin e ligjit dhe sigurinë publike në vend. Policia e Kosovës shpreh mirënjohje për besimin e treguar, për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të qytetarëve, institucioneve vendore dhe partnerëve ndërkombëtarë në përmbushjen e objektivave të përbashkëta si dhe do të vazhdojmë të punojmë me profesionalizëm, integritet dhe transparencë për garantimin e sigurisë dhe sundimit të ligjit”, ka shkruar policia. /Klankosova.tv