Lajmet e fundit

Kapiteni i Manchester United, Wayne Rooney, ka hyrë në historinë e Premier League pasi në ndeshjen kundër Liverpool e ka shënuar golin e 176 kampional për Djajtë e Kuq, duke u bërë shënuesi më i mirë.
United e ka mposhtur Liverpoolin me rezultat 1:0.
“Të gjithë e dinë rëndësinë e kësaj ndeshjeje pa marrë parasysh pozicionin në tabelë. Është një ndeshje e madhe dhe fitore e madhe për ne”.
Ronney ka shënuar 176 gola duke e kaluar ish sulmuesin e Arsenalit, legjendarin Thierry Henry, i cili kishte shënuar 175 gola, transmeton Klan Kosova.
“Nuk e kam ditur. Është e mrekullueshme ta vendosësh një rekord, por edhe ta shënosh golin fitues në Enfield”.
“Ka kohë që s’e kam bërë një gjë të tillë. Do të jem paksa vetjak dhe do të kënaqem”.
Kapiteni i Man Utd e arriti rekordin pas 358 ndeshjeve, 100 ndeshje më shumë se Henry.
Ky gol është i 242 për të në fanellën e ekipit mançesteras në të gjitha garat.